Apple fshin 700 aplikacion nga Appstore

Kompania gjigante Apple ka fshirë 700 aplikacione në Appstore të Kinës.

Kjo lëvizje ka befasuar pasi që Kina është vendi ku Apple shet më së shumti pajisje, transmeton Indeksonline.

Në aplikacionet që janë fshirë është edhe ‘Sogou’, që ka qenë alternativë kineze e Google-s.

Apple ka paralajmëruar fshirjen e aplikacione që dy vite por nuk e kishte bërë deri më tani.