Apple lançon modelet e reja iPad Pro me ekran OLED në Maj

Sipas burimeve të Bloomberg, modelet e reja iPad Pro do të vinë me çipin M3 të Apple së bashku me një tastierë të rimodeluar Magic Keyboard dhe një trackpad më i madh.

Apple planifikon të lançojë një linjë të re iPad Pro me ekrane OLED në fillim të muajit Maj sipas një raporti të Bloomberg.

Kompania raporthet se do të lançojë gjithashtu një iPad Air me ekran më të madh prej 12.9-inç për herë të parë.

Sipas burimeve të Bloomberg, modelet e reja iPad Pro do të vinë me çipin M3 të Apple së bashku me një tastierë të rimodeluar Magic Keyboard dhe një trackpad më i madh.

iPad Air nga aa tjetër do të vijë me çipin e gjeneratës së dytë M2 dhe dy madhësi ekrani: modeli standard 10.9-inç dhe modeli më i madh 12.9-inç.

Modelet ekzistuese iPad Pro përdorin çipet M2 ndërsa iPad Air ka çipin M1.

Kanë kaluar thuajse dy vite që kur Apple ka lançuar një iPad. Edhe pse kompania kishte planifikuar lançimin e tyre në Mars, Apple mori më shumë kohë për të përmirësuar softuerin.

Nëse Apple vendos ti debutojë në Maj, do të ishte vetëm pak javë përpara WWDC 2024 që do të mbahet më 10 Qershor.