Apple pritet të zbulojë bashkëpunimin me OpenAI në WWDC

Sipas spekulimeve të fundit Apple do të lejojë chatbotët të integrohen më thellë në ekosistemin e saj dhe sistemin operativ ndërsa OpenAI pritet të jetë i pari që ka një qasje të tillë me ChatGPT.

Apple më në fund do të tregojë historinë e saj AI në WWDC 2024, por mbase nuk do të jetë ajo që jemi mësuar të shohim në evenimentet e Google, Microsoft apo OpenAI.

Përkundrazi Apple mund të lançojë disa prej funksionaliteteve më bazike siç është trankskriptimi i memove zanore apo gjenerimi i emoji përmes inteligjencës artificiale së bashku me njoftimin e bashkëpunimit me OpenAI.

Sipas spekulimeve të fundit Apple do të lejojë chatbotët të integrohen më thellë në ekosistemin e saj dhe sistemin operativ ndërsa OpenAI pritet të jetë i pari që ka një qasje të tillë me ChatGPT.

Nga ana tjetër Apple po përpiqet të gjejë një gjuhë të përbashkët me Google për të bërë të njëjtën gjë me Gemini analistit të Bloomberg, Mark gurman.

Një prej veçorive më të spikatura që pritet të debutojë në WWDC do të jetë “përmbledhja inteligjente.” Sipas Gurman ky funksion do të krijojë një përmbledhje të mesazheve që nuk keni parë, njoftimeve dhe gjërave të tjera si uebfaqe, artikujt, lajme, dokumente, shënime dhe formate të tjera media.

Kompania gjithashtu do të prezantojë disa risi në kërkimin Spotlight, në kërkimin në internet përmes AI si dhe sugjerimet AI gjatë shkrimit të e-mail-eve dhe teksteve. Së fundi Apple mund të përdorë AI për përmirësimin e fotove dhe gjeneruar emoji.

/PCWorld Albanian