Arban Abrashi kandidat i LDK-së për Prishtinën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur përfundimisht për kandidatin për Prishtinën.

Burime të afërta me LDK-në kanë konfirmuar për Indeksonline se Arban Abrashi do të jetë kandidati i LDK-së për kryeqytetin.

Në garë të ngushtë kanë qenë tre kandidatë, Avdullah Hoti, Ismet Beqiri dhe Arban Abrashi.

Ka qenë Hoti kandidati më i votuar në votimin e fshehtë, por që pasi siguroi votat ai ka dhënë dorëheqje duke i lejuar Abrashit që të marrë nominimin.