Arbër Zeneli në formacionin e muajit në Francë

Arbër Zeneli është ‘shpërblyer’ për formën e jashtëzakonshme që po kalon me Reimsin.

Ylli i Kosovës ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit në kampionatin francez, me skuadrën e tij të re Stade de Reims.

24-vjeçari, që te Reimsi kaloi në afatin kalimtar të janarit, ka bërë gjithsej 9 paraqitje me ekipin francez.

Në 549 minutat sa ka luajtur, anësori i Kosovës ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime.

Për kontributin e tij deri tani, Zeneli është shpërblyer me një vend në ekipin më të mirë të Ligue 1, për muajin mars, nga faqja e njohur statistikave, ‘WhoScored’.

Zeneli është i vetmi futbollist i Reimsit në formacion, derisa aty janë tre të PSG-së, Kehrer, Di Maria e Mbappe.