Ballina Sport Futboll Aresnali barazon me Nottinghamin

Aresnali barazon me Nottinghamin

Arsenali ka bërë një tjetër gabim, dhe duket se është dorëzuar në garën për titull.

”Topçinjët” nuk arritën më shumë se një barazim 0-0, në udhëtim ndaj Nottingham Forestit.

Ky rezultat i bën nder Liverpulit, e cila po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të Premierligës.

Arsenali ka grumbulluar 54 pikë pas 27 ndeshjeve, 10 më pak se Liverpuli, e cila aktualisht po fiton ndaj Newcastle United.

Në anën tjetër, Nottingham Forest renditet në vendin e tretë me 48 pikë.