Armando Sadiku ka një klub të ri

Armando Sadiku në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e kampionatit polak.

Ai ka vendosur të transferohet nga Zurich drejt kampionëve të Polonisë, Legia Warsaw.

Sipas mediave polake, sulmuesi nga Elbasani ndodhet aktualisht në klinikën “Enel Sport” duke kryer vizitat mjekësore për të vazhduar më pas me nënshkrimin e kontratës.