Arrestohen rrëmbyesit e dy personave në Mitrovicë

Në Polici është raportuar se dy viktima meshkuj janë rrëmbyer dhe futur me dhunë në një veturë që kishte tabela vendore nga dy persona të dyshuar.

Njësitë policore gjatë patrullimit kanë gjetur veturën e dyshuar në oborrin e një shtëpie, po ashtu edhe dy të dyshuarit meshkuj, të cilët pranuan se kanë rrëmbyer viktimat meshkuj, me arsyetimin se kanë vjedhur në shtëpinë e tyre, njofton Klan Kosova.

Njëri nga viktimat si pësojë e rrahjes fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK-ë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit, dërgohen në mbajtje.