Arrestohet Julian Assange

Bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Z. Assange u strehua në ambasadë shtatë vjet më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me një rast të sulmit seksual të pretenduar.

Policia Metropolitane tha se Assange ishte arrestuar pasi e kishte refuzuar dorëzimin në gjykatë.

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno tha se e tërhoqi azilin e Asangeit pas shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.