Arrestohet pronari i kompanisë që importoi mishin nga Belgjika

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e kompanisë “Euro Ida”, Anton Jupa.

Arrestim i tij lidhet me me importimin e mishit nga kompania e dyshimtë belge “Veviba”.

Ndryshe, kompania nga Rahoveci kishte importuar mish nga kompania belge në muajt maj dhe qershor të vitit 2016.

Vlen të theksohet se drejtori i kompanisë “Euro Ida” kishte pranuar se kishte importuar mish nga Belgjika.