Arrihet marrëveshja, Muriqi është i Fenerbahçes

Sezoni më i keq në histori dhe madje rreziku i rënies nga liga, kanë detyruar ekipin e Fenerbahçes që të krijojë një skuadër të re.

Objektivi kryesor i gjigantit turk është sulmuesi i Rizespor, Vedat Muriqi, i cili ka mahnitur këtë sezon me paraqitjet e tij.

Drejtuesit e klubit, të cilët vendosën të vazhdojnë kontratën me trajnerin Ersun Yanal, po vazhdojnë kontaktet në përputhje me kërkesat e komitetit teknik dhe prioritet i është dhënë transferimit të sulmuesit kosovar, shkruan portali turk “fotomac.com.tr”, përcjell lajmi.net.

Slimani, Frey dhe Soldado pritet të largohen nga skuadra në fund të sezonit për t’i dhënë hapësirë Muriqit, i cili ishte në gjendje të tërhiqte vëmendjen e klubit turk për shkak të përformancave të jashtëzakonshme të sezonit 2018/19, i cili ka shënuar 14 gola në 32 ndeshje.

Mediat turke raportojnë se marrëveshja mes Fenerbahçes dhe 25-vjeçarit është arritur, e cila do bëhet e ditur me të përfunduar sezoni.

Përveç Muriqit, Feneri do të transferojë edhe një sulmues nga Britani e Madhe ose Franca.