Arsenal ka arritur të marr tri pikë të arta në javën e 14-të në Premierligë.
Arsenal e ka mposhtur Tottenhamin me rezultat të thellë, 4:1.
‘Toçinjtë’ e filluan më mirë ndeshje, duke arritur të shënojnë gol me anë të Pierre Emerick-Aubameyang, që realizoi nga penalltia në minutën e 10’-të, raporton “lajmi.net”.
Por, Tottenhami arriti që ta përmbysë rezultatin me anë të, Eric Dier (30’) dhe Harry Kane nga penalltia (34’), duke e mbyllur kështu pjesën e parë në epërsi.Aubameynag arriti që në pjesën e dytë t’i barazoi shifrat, duke shënaur gol në minutën e 56’, ndërsa Alexandre Lacazette (75’) dhe Lucas Torreira (77’), e vulosën fitoren e Arsenalit.
Pas xhiros së 14-të, Arsenali gjendet në vendin e katërt me 30 pikë, aq sa ka Tottenhami në vendin e pestë.







