Arsenali dhe Bayerni ndahen në paqe

Katër gola janë shënuar në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, mes Arsenalit dhe Bayern Munich.

Rezultati përfundimtar në “Emirates Stadium” ishte i barabartë 2-2.

Bukayo Saka i dha epërsinë “Topçinjëve” në minutën e 12-të.

Gjashtë minuta më vonë, Serge Gnabry barazoi shifrat në 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe Bayerni përmbysi rezultatin, me Harry Kane i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 32-të.

Arsenali nuk u dorëzu dhe barazoi shifrat në 2-2, me golib Leandro Trossard, në minutën e 76-të.

Skuadra e cila kualifikohet në gjysmëfinale fo të mësohet ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet në Munich, me 17 prill.