Arsenali drejt kolapsit

Arsenali mund të humbasë deri në 10 lojtarë si pasojë transferimeve me kosto 0 në fund të sezonit.

Kontrata e Alexis Sanchez në Arsenal ka dominuar titujt, por një numër i madh lojtarësh të tjerë do mund të largohen nga Emiratet me transferime pa kosto në korrik nëse Arsenal nuk ndërhyn për të rinovuar.

Lojtarët e përfshirë janë Mesut Ozil, Alex Oxlade-Chamberlain, Jack ëilshere, Santi Cazorla, Kieran Gibbs, Joel Campbell, Carl Jenkinson, Matt Macey dhe pensionisti Per Mertesacker.

Të gjithë këto janë në vitin e fundit të kontratës së tyre me topçinjtë dhe vështirë se do të rinovohet me të gjithë prej tyre.