Arsye përse duhet të bëni dush të ftohtë

Me hir apo me pahir, dushi i ftohtë mund të jetë një bekim për trupin e njeriut.

Ekspertët e shëndetit thonë se dushi me ujë të ftohtë ofron përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut, pesë prej të cilave i gjeni të renditura në këtë artikull të AgroWeb.org

Më shumë energji
Momenti i përplasjes së ujit në trup është shokues. Megjithatë, momenti i shokut zgjat pak. Njeriu do të jetë në gjendje të marrë frymë thellë, rrahjet e zemrës janë të larta dhe i gjithë trupi merr një furnizim të menjëhershëm me gjak. Ky ndikim i fortë i ujit të ftohtë do të vërehet gjatë sepse njeriu do të ketë energji natyrale gjatë ditës.

Qarkullimi më i mirë i gjakut
Uji i ftohtë nxit gjakun që të rrethojë organet në përpjekje për të mbajtur trupin të ngrohtë. Kësisoj gjaku qarkullon mjaft mirë falë enëve të zgjeruara të gjakut. Një praktikë e tillë përmirëson shëndetin e përgjithshëm të zemrës.

Rimëkëmbja e muskujve
Sportistët bëjnë gjithmonë dush me ujë të ftohtë pas stërvitjes ose ndeshjes. Ekspertët besojnë se dushi me ujë të ftohtë pas një aktiviteti fizik u bën mirë muskujve dhe zbut dhimbjen e stërvitjes.

Shëndeti i flokëve dhe lëkurës
Uji i ngrohtë ka tendencën të përthajë lëkurën dhe të largojë prej saj vajrat natyralë. Uji i ftohtë nga ana tjetër e bën lëkurën më të mbledhur ndërkohë që qarkullimi i përmirësuar i gjakut mundëson flokë plot shkëlqim e lëkurë të shëndetshme.

Rënia nga pesha
Ka shumë ekspertë që besojnë se dushi i ftohtë mund të të ndihmojë për rënien nga pesha. Teoria e dushit të ftohtë për rënien nga pesha bazohet në aftësinë e trupit për të ndenjur ngrohtë.

Kur njeriu është i ekspozuar ndaj të ftohurës ekstreme, trupi është i detyruar të djegë më  shumë kalori teksa përpiqet të vetëngrohet. E njëjta ide vlen edhe për përshpejtimin e metabolizmit duke pirë ujë të ftohtë. Kjo për arsye se trupit i duhet të punojë fort për të rritur temperaturën e brendshme.