Asht për t’u habit

Burhan Fili

 

Dikush shkrun, dikush thotë:
“Ti jaran pse lodhesh kot?
Ç’asht me ty vallë kjo punë,
që për Gazën kaq shumë shkrun?

E arabët që i ka përbri,
thonë janë vllazën edhe fqinj,
porsi shkuma e detit janë,
në numër shumë… fuqi nuk kanë!

Popujt të shkretë e të ngratë,
i kanë prangos me nji ‘kafshatë’.
I kanë lodhë e rraskapit,
‘buslla’ humb e krejt habit.

Aty pranë Gaza shkatërrohet,
e askush për ndihmë nuk çohet….
Sundimtarët kërbaçin lozin,
e kafazit vu i kane ’llozin’;
e me ata si të don lozin.

I kanë vu llozin edhe shulin,
mall të vjen me pa burrin,
që për besë kaherë ka tret,
sot asht zor, ai me u gjet!

Sundimtarët të sigurt janë,
porsi struci fut kryt në ranë.
E askujt vonë nuk i bahet,
se te i dobëti hall nuk qahet!”

Por ti Gazë që burra ke le,
me vetëmohim Xhennetin ble,
i madh e i vogël në kambë çu,
e mbarë botës tu i tregu:

“Deri në pikë të fundit do t’luftojmë,
pa vdek të gjithë Gazën s’e lëshojmē!
E për ata që na ndihmojnë,
mirënjohjen tonë e gëzojnë,
e për të tjeret që struk rrinë,
njoft kurrë s’e kanë burrninë!”

E pamposhtun ti Gazë je,
botën mbarë në kambë çu e ke!
Vazhdo Gazë mbaj kyt qëndrim,
Zoti të rujt, të dhashtë ngadhënjim!

Burhan Fili