Asus ka ndërtuar një kartë grafike pa kabllo ushqimi

Prodhuesit e komponentëve për kompjuterët kanë deklaruar luftë ndaj kabllove. Inovacioni më i fundit vjen nga Asus që ka krijuar një pllakë amë grafike e cila nuk ka nevojë për kabllot që vinë nga ushqyesi.

Ku shkuan kabllot? Në të vërtetë është shtuar një fole e dytë e cila qëndron në një linjë me folenë PCIe për kartën grafike RTX 4070.

Kjo fole e dytë është një portë e vogël PCIe x1 por mund të ushqejë deri në 600W energji, po aq sa kablli 12VHPWR nga një ushqyes PCIe 5.0.

Asus po ndjek nga afër trendet e ndërtimit të kompjuterëve në 2023 përfshirë sistemet e ftohjes të cilat e marrin energji në formë zinxhiri apo Projekti Zero i MSI.