Atletico mposht Leverkusenin

Atletico Madrid ka mposhtur Bayer Leverkusenin në “Bay Arena” me rezultat 4-2.

Spanjollët në pjesën e parë shënuan dy gola, me Niguez në minutën e 17-të dhe Griezmann në minutën e 25-të.

Me të filluar pjesa e dytë, gjermanët ngushtuan rezultatin me anë të Karim Bellarabit.

Mirëpo një penallti e shënuar nga Gamiero në minutën e 59-të ia humbi shpresat Bayer Leverkusenit.

Stefan Savic me një autogol rihapi sfidën në minutën e 68-të, mirëpo Torres në minutën e 86-të u përkujdes për të mos lejuar befasi.

Ndeshja kthyese në “Vicente Calderon” do të luhet me 15 mars.