Autoritetet Amerikane shtojnë përpjekjet për bllokimin e blerjes së Activision nga Microsoft

Zhvillimet e fundit vinë disa javë pasi Autoriteti Britanik i Konkurrencës dhe Tregjeve tha se do të bllokonte marrëveshjen 68.7 miliardë dollarëshe të Microsoft për blerjen e Activision.

Komisioni Federal Tregtar në SHBA ka paditur marrëveshjen e Microsoft për blerjen e Activision Blizzard tashmë por kompania ka vendosur ti çojë gjërat më tutje duke kërkuar bllokimin e saj përpara 18 Korrikut kur pritet shkrirja e kompanive.

Ditën e Hënë agjencia paraqiti një urdhër për të parandaluar bashkimin e kompanive. Nga ana tjetër një ekzekutiv i lartë i Microsoft tha se kompania po përshpejton procedurat ligjore për bashkimin sa më parë të jetë e mundur.

Më herët Microsoft ka hedhur poshtë pretendimet e rregullatorëve se marrëveshja do të dëmtonte konkurrencën. Por argumenti i autoriteteve Amerikane është se Activision zhvillon lojëra të cilat janë madhore në disa platforma.

Zhvillimet e fundit vinë disa javë pasi Autoriteti Britanik i Konkurrencës dhe Tregjeve tha se do të bllokonte marrëveshjen 68.7 miliardë dollarëshe të Microsoft për blerjen e Activision.

Rregullatori beson se Microsoft mund ta përdorë marrëveshjen për të krijuar një situatë monopolistike në treg me 70 përqind të tij. Nga ana tjetër Microsoft është përpjekur të bëjë lëshime duke bërë marrëveshje me ofruesit e video lojërave që garantojnë qëndrimin e tyre në platformat rivale.

Microsoft ka pasur edhe sukses në disa raste siç është aprovimi që ka marrë nga Bashkimi Evropian. Ajo që kompanisë i mungon është mbështetja në SHBA dhe Britani.