Avancimi në “më të mirën”

Dr. Jusuf el-Karadavi (r.a)

▪︎ Kur’ani gjithmonë thërret për ngritjen tek “më e mira” si dhe ndërlidhe syrin, mendjen dhe zemrën e muslimanit për atë që është “më e mira”, duke mos u mjaftuar vetëm më të mirën.
• Në debat, “Dhe debatoni me ta në mënyrën më të mirë”. Nahel 125.
• Në zmbrapsjen e të keqes, “Nuk janë të barabarta e mira dhe e keqja, largoje të keqen me atë që është më e mirë”. Fusilet 34.
• Në trajtimin e pasurisë se jetimit, “Dhe mos iu afroni pasurisë së jetimit përveçse me atë që është më e mira”. Enam 152.
▪︎ Zoti i krijoi njerëzit për t’i sprovuar, “Cili prej tyre është më vepërmirë”. Kehf 7.
▪︎ Zoti krijoi vdekjen dhe jetën, “Ai krijoi vdekjen dhe jetën për të provuar se cili prej jush është më vepërmirë”. Mulk 2.
▪︎ Zoti krijoi qiejt dhe tokën,
“Që të provojë se cili prej jush është më vepërmirë”. Hud 7.

Nga libri “Të Kuptuarit e Mesatares”
Dr. Jusuf Kardavi, Zoti e mëshiroftë