Ballkani niset për Çeki, do të përballet me Viktoria Plzen

FC Ballkani e ka marrë sot rrugën drejt Republikës Çeke, atje ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni kosovar e ka bërë një postim informues për nisjen e ekipit, duke ia përcjellë atij disa fotografi në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjesi nga Aeroporti ‘Adem Jashari’. Skuadra po niset për në Çeki, ku do ta zhvillojmë duelin e parë të fazës së grupeve në UECL. Na priftë e mbara”, ka shkruar klubi nga Suhareka.

Ballkani do të përballet me ekipin e njohur çek, Viktoria Plzen, ndërsa do të mundohet të nxjerrë rezultat pozitiv atje.

Ekipi Portokalli është sensacion i vërtetë edhe në këtë edicion, njëjtë si vitin e kaluar, kur ishte kualifikuar po ashtu në fazën e grupeve të kësaj gare.