Ballkani zyrtarizon largimin e Thaqit dhe Kuçit

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani ka zyrtarizuar largimin e dyshes, Armend Thaqi dhe Edvin Kuç.

Përmes rrjeteve sociale, kampioni i sivjetshëm në Superligë dhe Kupën e Kosovës ka zyrtarizuar largimin e kësaj dysheje.

“Në secilën prej tyre veç e veç, u parqitën me motiv e përkushtim të jashtëzakonshëm, duke dhënë shembullin tipik se si duhet sakrifikuar për skuadrën dhe fanellën që bartën.

“Atë e djersitën me vetëmohim në çdo minut të betejave futbollistike, e jo rrallë edhe të gjakosur nuk u dorëzuan, duke vazhduar të luftojnë për qëllimet dhe objektivat e klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Suhareka

Kujtojmë që Thaqi pritet të transferohet në Rumani te skuadra e Cluj, kurse Edvin Kuc në Azerbajxhan te skuadra e Baku Neftchi.