Barça ndalet nga Espanyoli

Barcelona ka barazuar 1:1 me Espanyolin në ndeshjen e xhiros së 15-të në La Liga.

Marcos Alonso realizoi golin e epërsisë për Barçën në minutën e 7-të, ndërsa rezultati u barazua nga Joselu në minutën e 73-të prej pikës së bardhë.

Barcelona mbetet në vend të parë, por tash me pikë të barabarta me Real Madridin. Të dyja kanë nga 38 pikë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.