Barça përforcohet me Inigo Martinez

Mbrojtësi bask, Inigo Martinez, i është bashkuar skuadrës së Barcelonës.

Ai me gjigantin spanjoll ka nënshkruar kontratë dyvjeçare pas përfundimit të kontratës së tij me Athletic Bilbaon.

32-vjeçari ka përvojë të gjatë në La Liga të Spanjës. Ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 357 ndeshje.

“Lojtari ka vendosur të nënshkruaj kontratë dyvjeçare që përfundon më 30 qershor të vitit 2025, me klauzolën e lirimit të vendosur 400 milionë euro”, shkruan në njoftimin e Barcelonës.