Barcelona kompleton transferimin e Cancelos

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Joao Cancelos nga Manchester City.

Klubi katalanas e ka marrë portugezin në formë huazimi nga klub i Ligës Premier pa opsion blerje.

“FC Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për huazimin e Joao Cancelo deri më 30 qershor 2024”, bën të ditur klubi katalunas.

“Klubi dëshiron të falënderojë publikisht lojtarin për përpjekjet financiare të bëra dhe dëshirën e tij për të veshur fanellën e Barçës”, thuhet më tej në komunikatën e tyre.

Bëhet e ditur se Cancelo ka ulur ndjeshëm pagën e tij për të kaluar te Barcelona.