Barcelona mposht Mallorcan e Muriqit

Barcelona ka fituar në përballjen ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit.

Barça në kuadër të xhiros së 37-të, të parafundit në elitën e futbollit të Spanjës, ka fituar të dielën mbrëma me rezultatin 3:0.

Ansu Fati që në minutën e parë të ndeshjes shënoi për 1:0, ndërsa nga minuta e 14-të, mysafirët luajtën me një lojtar më pak në fushë.

Amath Ndiaye u ndëshkua me të kuq.

Fati shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 24-t, ndërsa golin e tretë dhe të fundit e realizoi Gavi, 20-të minuta para fundit.

Muriqi luajti deri në minutën e 79-të.

Barcelona kampione e sivjetme, ka grumbulluar 88 pikë, kurse Mallorca në pozitën e 12-të ka 47 pikë.