Barcelona ndalet edhe nga Valencia

Barcelona nuk ka arritur të dalë me pikë të plota nga “Mestalla”.

Skuadra e drejtuar nga Valverde ka barazuar 1-1 kundër Valencias në ndeshjen e xhiros së tetë të La Ligas.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Garay në minutën e dytë të ndeshjes.

Messi arriti të barazoj rezultatin në minutën e 23-të, por kjo ishte e gjitha çfarë mund të bënin katalonasit.

Pas këtij barazimi, Barca është në vendin e dytë me 15 pikë, aq sa Atletico Madrid dhe një më pak se Sevilla që do të jetë lidere e tabelës për dy javët e ardhshme.

Kjo është ndeshja e katërt e Barcelonës që nuk arrin të fitoj në La Liga.