Barcelona ofron dy yje dhe para për transferimin e Verrattit

Barcelona tashmë ka vendosur që ta transferoj Marco Verrattin në skuadër.

Siç raporton “Donbalon”, skuadra katalonase është e gatshme që të ofroj dy lojtarë dhe një shumë të parave për transferimin e mesfushorit të PSG-s.

Barcelona do të ofroj Denis Suarezin dhe Rafinhan, por edhe një bonos të parave për transferimin e Verrattit në këtë verë.

Kujtojmë se edhe vetë mesfushori italian kishte bërë me dije javë më parë se do t’i pëlqente të transferohej në Spanjë dhe në Itali, për shkak të motit të mirë.