Barcelona po e largon super lojtarin

Barcelona mund t’i humbet disa lojtarë me të përfunduar ky sezon.

Barcelona do t’i pësojë disa ndryshime në skuadër në fund të këtij sezoni, pasi disa lojtarë do të largohen.

Skuadra katalonase mund të mbetet pa Arturo Vidalin, që është bërë cak i disa skuadrave, përcjell lajmi.net.

Mesfushori kilian po kërkohet nga Boca Juniors, ndërsa Barcelona i do 50 milionë euro nga shitja e tij.

Katalonasit e transferuan Vidalin në verën e kaluar nga Bayern Munich, por ai nuk ka arritur ta gjejë vetën në Camp Nou, andaj Boca i do shërbimet e tij.