Barcelona shënon fitoren e parë në “Old Traford”

Barcelona ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra spanjolle ka mposhtur në “Old Traford” Manchester United me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Luke Shaë në portën e tij. Mbrojtësi i Manchesterit devijoi një top me kokë nga Luis Suarez.

Në anën tjetër, Manchester United nuk arriti të bëjë asnjë gjuajtje në kuadratin e portës të Ter Stegen.

Ndeshja e kthimit në “Camp Nou” do të luhet me 16 prill.