Barcelona vuan, por merr tre pikë ndaj Alavesit

Barcelona ka marrë tre pikë në udhëtim te Alavesi në kuadër të javës së 22-të në La liga, pasi ndeshja përfundoi 1-0.

Pjesa e parë la shumë për të dëshiruar nga të dyja skuadrat, pasi nuk arritën të krijoni një rast të vetëm serioz për gol.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat u angazhuan më shumë dhe tentuan që të tundin rrjetën e njëra-tjetrës.

Rastin e parë serioz për gol e krijoi Barcelona, ku në minutën e 63-të, Gerard Pique nuk ia doli të mposhte portierin Fernando Pacheco që bëri një pritje fantastike.

Më pas, Alaves rrezikoi me anë të Tomas Pina (74’), me gjuajtjen e tij që u bllokua prej mbrojtës katalunase.

Vendasit nuk ndaluan më kaq dhe pas vetëm katër minutash, Joselu lëshoi një mundësi të artë shënimi, pasi goditja e tij me kokë nuk ishte e saktë.

Por, Blaugranasit nu u dorëzuan deri në minutat e fundit dhe ia dolën të shënonin golin e fitores përmes Frenkie De Jong që shënoi në minutën e 87-të, me Ferran Torres që ishte asistuesi.

Pas javës së 22-të, Barcelona gjendet në vendin e pestë me 35 pikë, ndërsa në xhiron e 23-të do të ketë punë me Atletico Madridin. /