Basha shpall fitoren: Shqiptarët zgjodhën ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha është deklaruar pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Ai derisa falënderoi votuesit siç tha për ndryshim, theksoi edhe se kjo është një fitore e qartë e popullit shqiptar. Ai ritheksoi atë që e kishte thënë në fillim të fushatës se në fund të procesit fiton Shqipëria

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë e popullit shqiptar, është një fitore e qartë për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit dhe unë kam besim të plotë te numëruesit dhe komisionarët që do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi me durim dhe sipas ligjit. Dhe siç kam thënë edhe në fillim të fushatës në fund të procesit Shqipëria fiton”, deklaroi ai.