Bashkim Nurboja emërohet UD i Guvernatorit të BQK-së

Pas skadimit të mandatit të Guvernatorit aktual, Fehmi Mehmeti, BQK ka emëruar ushtrues detyre të Guvernatorit, Bashkim Nurboja.

Ndersa, Nora Latifi-Jashari, është emëruar në funksionin e zëvendësguvernatore për Operacione Bankare dhe Nexhat Kryeziu- zëvendësguvernatorit për mbikëqyrje financiare.

Ndryshe, procesi i përzgjedhjes së Guvernatorit ka ngecur në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere.