Bashkimi Europian rifillon hetimet për blerjen e Figma nga Adobe

BE-ja beson se një marrëveshje e mundshme do të eliminonte një rival të rëndësishëm të Adobe dhe të kufizonte konkurrencën në tregjet globale për produktet e dizajnit.

Bashkimi Europian ka rifilluar hetimet ndaj krijuesit të Photoshop, Adobe, dhe marrëveshjes së tij 20 miliardë dollarëshe për blerjen e Figma.

Data 5 Shkurt është afati i fundit kur një vendim do të bëhet publik tha Komisioni Europian. Autoritetet muajin e kaluar ndërprenë hetimi duke pritur për informacionin e kërkuar nga dy kompanitë në fjalë.

BE-ja beson se një marrëveshje e mundshme do të eliminonte një rival të rëndësishëm të Adobe dhe të kufizonte konkurrencën në tregjet globale për produktet e dizajnit.

Adobe mund të detyrohet të bëjë lëshime për të adresuar shqetësime rregullatorë dhe që Bashkimi Europian ti japë marrëveshjes dritën jeshile për të ecur përpara.

Figma u themelua 10 vite më parë nga Dylan Field dhe Evan Wallace dhe është bërë një mjet shumë i rëndësishëm për shumë biznese në mbarë botën.

Mijëra dizajnerë dhe zhvillues në Microsoft përdorin Figma çdo ditë për të ndërtuar Office, Windows etj. Përdoret masivisht nga Microsoft dhe ka testuar vazhdimisht marrëdhënien e Microsoft me Adobe, një bashkëpunim i afërt që do të bëhet më i ngushtë tani e tutje.