Bayern Munich sërish me transferim të madh nga Dortmund

Bayern Munich mund të bëjë edhe një transferim të madh nga Dortmundi.

Bayern Munich ndër vite ka transferuar lojtarët më të mirë të Dortmundit, gjersa tani është afër një tjetri.

Bavarezët janë shumë afër ta transferojnë Julian Weigl nga rivali i tyre nga Bundesliga, përcjell lajmi.net.

Pas humbjes në fundjavën që shkoi nga Bayern Munich, anësori e dëshiron largimin nga Dortmundi, pasi edhe kështu u janë shuar shpresat për titull.

Weigl ka filluar negociatat me bavarezët, gjersa transferimi i tij mund të mbyllet për 55 milionë euro.