Bayern Munichu kërkon këndelljen ndaj Werder Bremenit

Bayern Munich shpreson të kthehet te fitorja në ligë pas humbjes në fundjavë nga lideri i Bundesligas.

Kampioni gjerman po kalon në krizë të rezultateve në sezonin e ri, duke u renditur në pozitën e shtatë me shtatë pikë më pak se lideri Monchegladbachu, transmeton KTV.

“Bavarezët” në shtëpi do të kërkojnë këndelljen sot ndaj skuadrës së yllit kosovar, Milot Rashica.

Bremeni që nuk po kalon momente të mira ku në 14 ndeshje ka vetëm tri fitore synon të shfrytëzoj formën e dobët të Bayernit, për të ardhur te fitorja.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë pritet të jetë edhe Milot Rashica, që në ndeshjen e fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve shënoi një gol.

Lideri i Bundesligas, Borussia Monchegladbachu, luan të dielën në udhëtim te Wolsburgu.

Monchegladbachu synon fitoren e katërt rresht në ligë për të ruajtur distancën nga ndjekësi Leipzigu.

Fitoren e tretë rresht në ligë do ta kërkojë edhe Borussia Dormtund.

Ekipi i drejtuar nga Favre, do të jetë mysafir i Mainzit të papërshtatshëm.