Bayerni eliminon PSG-në

Bayern Munchen është skuadra e radhës e cila është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

”Bavarezët” shënuan fitore edhe në ndeshjen e dytë kundër PSG-së, me rezultat 2-0.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Eric Maxim Choupo-Moting në minutën e 61-të.

Pak para se të nisin minutat e kohës shtesë, Serge Gnabry dyfishoi rezultatin në minutën e 89-të.

Bayern kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 3-0.