Bayern Munchen ka mposhtur Sevillan me rezultat 2-1 në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e Sarabia në minutën e 31-të të ndeshjes.
Bayerni u rikthye me dy gola. Së pari autogoli i Navas barazoi rezultatin dhe më pas Alcantara kaloi Bayernin në epërsi.
Ndeshja e kthimit në Alianz Arena luhet me 11 mars.