Kur Beeper Mini debutoi, e gjitha që përdoruesit kishin nevojë të bënin ishte shkarkimi i aplikacionin dhe të fillonin komunikimin me përdoruesit e iMessage në iOS.
Beeper ka vendosur të tërhiqet nga misioni për të sjellë iMessage në Android pas implementimit të një serie zgjidhjesh të cilat Apple në mënyrë të përsëritur i bllokoi.
Edhe kompania ka gjetur një zgjidhje komplekse, tha se nuk ka në plan të vijë me tutje nëse Apple e bllokon edhe këtë të fundit.
“Çdo herë që Beeper Mini është i paaksesueshëm apo shërbimi bëhet i paqëndrueshëm, është për shkak të Apple, dhe kjo dëmton kredibilitetin e Beeper,” tha kompania përmes një postimi në blog.
Kur Beeper Mini debutoi, e gjitha që përdoruesit kishin nevojë të bënin ishte shkarkimi i aplikacionin dhe të fillonin komunikimin me përdoruesit e iMessage në iOS.
Sa herë që Apple ka bllokuar aplikacionin, Beeper ka gjetur një zgjidhje tjetër e cila ishte më e komplikuar se e para.
Së fundi kompania tha se për të përdorur aplikacionin duhet të keni një kompjuter Mac. Beeper tha se softuerin e ka bërë open source në mënyrë që edhe zhvilluesit të tjerë ta shohin dhe të provojnë të zgjejnë një zgjidhje.








