Behluli i çmendur dhe Halifeja – VIDEO

Thuhet se Behluli ishte një njeri i çmendur gjatë sundimit të Halifit Abasit Harun Er-Reshid.

Një nga tregimet e Behlulit është se Haruni kaloi pranë tij një ditë ndërsa ai ishte ulur në varreza.
Haruni i tha:
O Behlul i çmendur kur do të kuptosh?
Behluli vrapoi dhe u ngjit në majë të një peme, pastaj thirri Harunin me zë të lartë:
Harun, i çmendur, kur do të kuptosh?
Kështu Haruni u afrua poshtë pemës ishte hipur mbi kalin e tij dhe i tha:
A jam unë i çmendur, apo je ti që rri mbi varre!
Behluli i tha: Përkundrazi, nuk jam i çmendur jam i shëndoshë mendërisht!
Haruni tha: Si është e mundur?
Behluli tha: Për shkak se e di që kjo asgjësohet (ju referua pallatit të Harunit), dhe se kjo mbetet (bëri me shenjë nga varri), kështu që i dhashë përparësi të përhershmes ndajë të përkohshmes.
Ndërsa ju e keni ndërtuar atë (ben me shenjë nga pallati).
Ndërsa shkatërruat këtë (ben me shenjë nga varri).
Kështu që ju urreni të kaloni nga e ndërtuara në të rrënuaren, edhe pse e dini që fati juaj është i pashmangshëm.
Behluli shtoi:
Pra më thuaj Ku është i çmenduri?
Zemra e Harunit u dridh nga fjalët e Behlulit dhe qau derisa lagu mjekrën, dhe vazhdoj duke thënë:
Për Zotin, ju flisni të vërtetën!
Atëherë Haruni tha: Më shto nga këshillat tuaja, o Behlul.
Behluli tha: Libri i Zotit të mjafton, prandaj përmbaju atij.
Haruni i tha: A dëshiron qe ta plotësojë ndonjë nevojë?
Behluli: Po, janë tri gjëra, nëse mi plotësoni ato, do t’ju falënderoja!
Haruni: Thuaji ato.
Behluli: Të ma zgjatësh jetën.
Haruni: Nuk mundem.
Behluli: Të më mbrosh nga engjëlli i vdekjes.
Haruni: Nuk mundem.
Behluli: Të më futësh në Xhenet dhe të më largosh nga zjarri i xhehnemit.
Haruni: Nuk mundem.
Behluli: Dije pra se ti je në pronësi dhe jo pronar dhe se unë nuk kam nevojë për ty.