Belgjika i bashkohet Gjermanisë duke shprehur shqetësim për nivelet e rrezatimit të iPhone 12

Vendet anëtare të BE-së, të cilat u njoftuan nga autoriteti rregullator Francez ditën e Mërkure, kanë tre muaj kohë për të komentuar rastin. Vende të tjera si Italia, thanë se nuk do të ndërmarrin asnjë veprim për momentin.

Belgjika tha ditën e Enjte se do të rishikonte rrezikun potencial të shëndetit lidhur me iPhone 12 ndërsa bëhet vendi i radhës Europian që mund të dëbojë këtë smartfon pasi Franca ndaloi shitjet për shkak të tejkalimit të limitit të rrezatimit.

Megjithatë ende nuk ka një përgjigje nga Komisioni Europian ndërsa ky i fundit tha se do të presë vlerësimet e vendeve të tjera Europiane përpara se të veprojë.

Vendet anëtare të BE-së, të cilat u njoftuan nga autoriteti rregullator Francez ditën e Mërkure, kanë tre muaj kohë për të komentuar rastin. Vende të tjera si Italia, thanë se nuk do të ndërmarrin asnjë veprim për momentin.

  • iPhone 15 ka një opsion të ri për mbrojtjen e baterisë, ja sesi funksionon

    Apple detajoi mënyrën sesi opsioni karikimit në 80 përqind funksionon. …

  • Një video e çmontimit të iPhone 15 Pro zbulon disa sekrete

    Kanali në YouTube PBKreview publikoi ditën e Enjte të video …

Apple kundërshtoi gjetjet e autoriteteve Franceze duke thënë se iPhone 12, tashmë një model i vjetër duke qenë se ka debutuar në 2020-ën, është certifikuar nga disa institucione ndërkombëtare dhe operon brenda limiteve të standardeve të rrezatimit.

Sekretari për Dixhitalizimit than se autoritetet rregullatorë Belge po shikojnë rastin pas masave që mori Franca. “Kërkuam menjëherë konfirmim nga Instituti Belg i Shërbimeve Postare dhe Telekomunikimit, ose të paktën një analizë e cila është në proces,” tha Mathieu Michel.

Por ai tha se standardet Europiane janë tmerrësisht të strikte dhe nuk ka shqetësime të menjëhershme sigurie. iPhone 12 kishte kaluar me sukses testimet e rrezatimit kryer nga agjencia Franceze në 2021.

Reagime pati edhe në Gjermani ku autoritetet rregullatorë thanë se po punojnë me Francën dhe puna e tyre duhet marrë si udhëzues për tërë Europën.

Autoriteti rregullator Portugez ANACOM tha se ishte duke monitoruar dhe analizuar zhvillimet me Francën ndërkaq nuk ka një reagim nga Britania.

Ekspertët e industrisë thonë se nuk ka rreziqe sigurie duke thënë se kufizimet e vendosura bazuar në rrezikun e djegieve ose goditjeve nga rrezatimi i telefonit janë të mirëmenduara dhe aplikuara poshtë niveleve ku shkencëtarë kanë konstatuar dëmtime fizike.

Europa gjeneroi 95 miliardë dollarë të ardhura për Apple vitin e kaluar, dhe është rajoni i dytë më fitimprurës i kompanisë pas Amerikës. Disa llogarisin se Apple shiti 50 milionë iPhone në Europë vitin e kaluar.

Kufizimi i shitjeve të iPhone 12 nuk pritet të ketë një impakt për Apple për shkak se është një telefon që konsiderohet tashmë i vjetër.