Benzema rikthehet në kombëtaren e Francës

Karim Benzema është rikthyer zyrtarisht në kombëtaren e Francës dhe do të luajë në Kampionatin Evropian.

Trajneri i Francës, Didier Deshamps, ka konfirmuar se sulmuesi i Real Madrid do të kthehet pas 5 viteve mungesë, raporton lajmi.net.

“Benzema dhe unë kisha nevojë për një bisedë dhe e zhvilluam atë, si trajner i ekipit kombëtar gjithmonë kam shikuar përtej ndjenjave të mia. Është një vendim për të cilin u mendova gjatë”, ka thënë trajneri.

Benzema ka shënuar 38 gola për kombëtaren e Francës dhe është i gatshëm për të bërë një rikthim.

Ndeshja e tij e parë pritet të jetë miqësorja ndaj Uellsit më 2 qershor.

Ndërkohë, kjo është lista e plotë e kombëtares së Francës për Euro 2020