Benzema viziton Qabenë dhe kryen Umren – VIDEO

Benzema viziton Qabenë dhe bën umren: Jam shumë i lumtur…🕋👇

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, e ka publikuar një video në profilet e tij në rrjetet sociale në orët e hershme të së hënës, ku është shfaqur nga Meka në Arabinë Saudite.
Ai është paraqitur duke bërë umrah (një pelegrinazh jo i obligueshëm, por i pëlqyer për myslimanët).
Videoja e shpërndarë në Instagram, ka marrë rreth 2.5 milionë pëlqime, vetëm disa orë pas publikimit.
Në video, Benzema dëgjohet duke e falënderuar Zotin, ndërsa në prapavijë shihet Qabeja, derisa në përshkrim thuhet: “E vërteta e vetme”, derisa në një InstaStory ka shkruar “shumë i lumtur” në frëngjisht.
Kujtojmë që në qershor të këtij viti, sulmuesi iu bashkua klubit nga Saudi Pro League, Al Ittihad, duke i dhënë fund qëndrimit 14 vjeçar te Real Madridi. /rtvbesa