Berisha kthehet me gol

Besart Berisha ka shënuar në barazimin 1:1 të Melbourne Victory me Brisbane Roar – ndeshja e parë kjo pas kthimit nga suspendimi.

Ai kaloi në epërsi Melbourne Victory në minutën e 79-të, por gëzimi zgjati shkurt pasi Brett Holman shënoi për 1:1 në minutën e 84-të për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Berisha qe dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të kontaktit fizik që ka pasur me gjyqtarin në takimin mes Melbourne Victory dhe Adelaide United.

Komisioni Disiplinor i Federatës Australiane të Futbollit pati vendosur që Berisha të humbasë përballjet ndaj Central Coast Mariners dhe Western Sydney Wanderers.