Biden do të nënshkruajë vendimin që e bën të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë punonjësit federalë

Presidenti amerikan Joe Biden do të nënshkruajë sot urdhrin ekzekutiv që kërkon që të gjithë punonjësit federalë të marrin vaksinën kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burime të njohura me zhvillimet, duke folur për shtypin amerikan, deklaruan se dekreti i ngjashëm i nënshkruar nga Biden në verë do të shkojë një hap më tej dhe do të heqë opsionin e testit të ofruar për punonjësit dhe do të kërkojë që të gjithë të vaksinohen.

Burimet thanë se Biden do të nënshkruajë dekretin gjatë fjalimit të tij sot, ku do të shpalosë gjashtë hapa për të kontrollimin e variantit Delta. /aa