Biden i premton Kievit më shumë ndihmë dhe sanksione kundër Putinit

Joe Biden u zotua për përpjekje të mëtejshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë territorin e saj dhe për t’a bërë presidentin rus Vladimir Putin ”të përgjigjet për agresionin brutal të Rusisë, duke përfshirë sanksionet e reja”.

Kjo u bë e ditur nga Shtëpia e Bardhë pas takimit të presidentit amerikan me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe atë të Mbrojtjes Oleksii Rezniko.

“Ne e konsiderojmë nenin 5 një detyrim të shenjtë,” tha Biden në Poloni, duke iu referuar nenit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të Aleancës do të konsiderohet si një sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjitha palëve. /atsh