Bie interesimi për vaksinim me dozën e tretë në SHBA

Fushata për dozën e tretë në Shtetet e Bashkuara ka nisur të ngadalësohet, duke shqetësuar ekspertët shëndetësorë që u kanë bërë thirrje amerikanëve për vaksinim për të përforcuar mbrojtjen ndaj variantit Omicron të koronavirusit.

Sipas qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, vetëm 40 për qind e amerikanëve të vaksinuar plotësisht kanë marrë dozën përforcuese. Mesatarja prej 1 mijë dozash shtesë në ditë në fillim të dhjetorit ka rënë në 490 mijë gjatë kësaj jave.

Më shumë se 13 muaj që prej nisjes së vaksinimit, vetëm 63 për qind e amerikanëve, ose 210 milionë banorë, janë vaksinuar plotësisht.

Vendimi për vaksinimin e obliguar mund të ashpërsonte fushatën, mirëpo ky vendim është kundërshtuar vazhdimisht. SHBA-ja dhe shumë shtete të tjera u kanë bërë thirrje njerëzve që të marrin dozën përforcuese. Studimet e fundit kanë treguar se doza e tretë e vaksinës përforcon mbrojtjen ndaj koronavirusit. /koha