Binance vihet nën shënjestrën e autoriteteve Amerikane

SEC synon jo vetëm të detyrojë Binance ti bindet ligjit por edhe të ndalojë Zhao të përfshihet në filialin Amerikan.

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë akuzon gjigantin kripto Binance se ka thyer ligjin me operacionet e saj Amerikane.

Autoriteti rregullator ka bërë 13 padi kundrejt Binance dhe themeluesit të saj Changpeng Zhao duke e akuzuar për shkelje të dy ligjeve për letrat me vlerë.

Zyrtarët pretendojnë se Binance ka ndihmuar investitorët Amerikanë të tregtojnë në Binance.com kur ata duhej të kishte tregtuar në Binance.us. Zhao dhe kompania e tij gjithashtu kontrollojnë Binance.us “në prapaskenë” pretendon SEC.

Komisioni gjithashtu thotë se Binance dhe Zhao kanë përzier dhe devijuar fondet e konsumatorëve duke përdorur kompaninë Sigma Chain të Zhao. Kompania dhe filiali i saj Amerikan gjithashtu akuzohen se kanë drejtuar një bursë të paregjistruar dhe shitur kriptoasete të paregjistruara.

SEC synon jo vetëm të detyrojë Binance ti bindet ligjit por edhe të ndalojë Zhao të përfshihet në filialin Amerikan.

Padia e SEC vjen pak muaj pasi Komisioni i Tregtimit dhe Komoditeteve bëri padi ndaj Binance dhe Zhao duke akuzuar firmën kripto për shmangie të baza rregullatorë dhe shitje të aseteve të paregjistruara kripto.

Veprimi kundrejt Binance është më i fundit ndaj industrisë kripto. FTX Dhe ish CEO i saj Sam Bankman-Fried përballen me disa akuza për mashtrime. Shefi i Celsius akuzohet për mashtrim gjithashtu ndërsa SEC thotë se Terraform Labs kanë drejtuar një skemë mashtrimi multi-miliardë dollarëshe.