Ballina Lajmet Kosovë Bislimi e Petkoviq “së shpejti në Bruksel”, thotë Lajçak

Bislimi e Petkoviq “së shpejti në Bruksel”, thotë Lajçak

Ndërmjetësi i dialogut, Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në Facebook ka publikuar një shkrim ku ka dhënë detaje të takimeve të mbajtura në Bruksel javën e kaluar.

Ai ka thënë se Kurti dhe Vuçiq u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes, por kishin mospajtime për modalitetin, duke thënë se për këto çështje do të ketë sqarimeve javëve në vijim.

Ndërkaq, Lajçak në fund të postimit ka njoftuar se do t’i ftoj së shpejti në Bruksel, kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

”Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa. Siç u shpreh qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Facebook.