Bislimi takohet me Kasanofin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të dielën është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Sipas komunikatës takimi ka ndodhur në ngjarjen e organizuar në Uashington nga ambasada e Shqipërisë me rastin e 112-vjetorit të pavarësisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë ku morri pjesë Bislimi.

Po ashtu bëhet e ditur se aty ai është takuar edhe me ambasadorë, diplomatë dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ngjarje Bislimi ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Ëashington D.C., Ilir Dugolli, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë me rastin e 112-vjetorit të pavarësisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të Republikës së Shqipërisë.Gjatë ngjarjes, Zëvendëskryeministri pati kënaqësinë të takojë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, ambasadorë, diplomatë dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit./t